INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E para në histori/ Vajza muslimane thyen tabutë, duke pozuar me burkini në plazh

E para në histori/ Vajza muslimane thyen tabutë, duke pozuar me burkini në plazh

Publikuar më: 16:58 30-04-2019

Në industrinë e modës, produkteve kozmetike dhe bukurisë, gjithmonë e më shumë po ndiqet një tendencë e re, për të mos krijuar modele perfeksioniste apo të vendoset një standard bukurie.

Gjithmonë e më shumë femrat mbipeshë po marrin më shumë vëmendje në setet fotografike, ato me ngjyrë gjithashtu dhe së fundmi modelja me origjinë nga Somalia, Halima Aden ka thyer një tjetër tabu.

Ajo ka shkruar historinë si e para vajzë myslimane që pozon me burkini në plazh për numrin e ri të revistës "Sports Illustrated".

Në fotot e publikuara modelja 21 vjeçare shfaqet e veshur me hixhab dhe burkini të cilat janë kostume banje specifike për femrat myslimane.

"Dua t’i dërgoj një mesazh komunitetit tim dhe të gjithë grave në mbarë botën, pavarësisht origjinës apo ngjyrës, le të bashkohemi të gjitha bashkë. Gratë myslimane duhet ta dinë se për to ekzistojnë rrobabanjot dhe edhe ato mund t’i bashkohen ndonjë ekipi notarësh dhe të marrin pjesë në klasat e notit në shkollë apo të shkojnë me miqtë e tyre në plazh", është shprehur Halima.

 -640-0-5cc865f50f5f0.jpg

-640-0-5cc865f6a6442.jpg

-640-0-5cc865f87a61f.jpg

-640-0-5cc865f62a6f7.jpg

-640-0-5cc865f5966e5.jpg

-640-0-5cc865f7d38c5.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0037438869476318