Rezarta Shkurta së fundmi është vendosur në qendër të vëmendjes dhe shkak për këtë është bërë një foto ose më saktë një sqarim që ajo ka hedhur në rrjetin social Instagram.
Besoj se të gjithë keni dëgjuar sherrin mes Rezartës dhe Afroviti Goges, një sherr i cili nisi në një realit show, ku dy bukuroshet nga Durrësi ishin pjesmarrëse. Një sherr i cili vazhdoi edhe pasi vajzat dolën nga “VIP Shpija” në 2010-ën.
Mirëpo, pas përplasjeve dhe zërave për konflikt, një set i përbashkët fotografik la të kuptohej se Shkurta dhe Goge i kishin lënë pas armiqësitë.
Megjithatë, sot nuk dihet cilat janë marrëdhëniet mes tyre.
Ajo ç’ka shton dyshimet për këtë është një postim i ri i Rezartës në Instagram, që ka lidhje pikërisht me modelen e njohur.
“Kisha vetëm një sqarim për portalet tona, se u bënë mbi 7 vite me këtë lapsus... Kjo nuk jam unë... Te kjo foto nuk jam unë... Nuk jam unë tek kjo foto! Kaq kisha!”-ka shkruar këngëtarja e njohur në postimin ku shihet fotoja e Afrovitit.
Prej një kohe të gjatë, disa portale ngatërrojnë foton e saj më të Afrovitit dhe Shkurta, duket se ka dashur të sqarojë situatën.