Ledri Vula ndodhet në Paris, ku ka vizituar Muzeun e Luvrit. Thuhet se reperi i njohur shqiptar ndodhet në kryeqytetin e dashurisë bashkë me partneren e tij e cila gjithashtu na tregon vendndodhjen në postimet e saj në Instagram.
Sigurisht që nuk kanë munguar postimet e tij nga muzeu, ku shfaqet në mesin e pikturave dhe veprave të mëdha. Dhe ja ku ndodhet Ledri në qendër të fotos, duke pozuar në profil dhe prit pak!
Çfarë shenjë është ajo në qafë?
Kjo gjë nuk u ka shpëtuar fanseve të tij, të cilat mendojnë se ajo që shohim në qafën e tij është një e thithur.
“A është ajo një e thithur në qafën tënde?”, e pyet dikush.
“Absolutisht”, i përgjigjet dikush tjetër.
Mjafton t’u hedhim një sy fotove të mëparshme të reperit për të parë se shenja nuk ka qenë aty dhe s’ka lidhje fare me ndonjë nishan.