Fitorja e Ukrainës kundrejt Rusisë në momentin e fundit, nuk ishte e vetmja pikë kulminante e mbrëmjes finale të Eurovision në Stokholm.
Një tjetër moment interesant ka rezultuar performanca live e Justin Timberlake, i ftuari special i këtij viti. Direkt pas përfundimit të performancave finale, artisti 35-vjeçar ka dalë në skenë dhe ka performuar për herë të parë këngën e tij të re "Can't Stop the Feeling". Një këngë kjo e publikuar pak ditë më parë, si pjesë e kolonës zanore të filmit "Trolls". Justin e nisi performancën me një fragment të shkurtër të hitit "Rock Your Body", gjë që shkaktoi një lum postimesh në Twitter në formë shakaje, të cilat shkruanin se nëse këngëtari do të ishte në garë ai do të ishte fituesi absolut i mbrëmjes!