Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në qytetin e Tiranës.
Policia ka vendosur në pranga një 59-vjeçar pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një djal 31-vjeçar.
Sipas policisë 31-vjeçari kishte dal si zakonisht për vrap nga liqeni artificial kur papritur një 59-vjeçar me origjinë nga Lezha i është afruar duke i kërkuar marrëdhënie seksuale.
Djali e ka refuzuar dhe është larguar duke u ulur në një kafe.
Por i moshuari nuk e ka lënë me kaq ai është afruar përsëri duke i ofruar një birr, gjest i cili përsëri është refuzuar nga i riu.
Më tej i pa njohuri është ulur përball tij duke mos i‘a ndarë sytë.
Kjo sjellje ka trembur 31-vjeçarin i cili e ka lënë kafen duke u larguar por që ngacmuesi përsëri e ka ndjekur duke e ndalur në një rrugicë dhe është zhveshur.
Në atë momente 31-vjeçari i ndjerë i kërcënuar ka nisur të dhunojë 59-vjeçarin.
Dëshmitarët okularë kanë njoftuar policinë, e cila ka zbardhur historinë e padëgjuar. Nga ana e saj, gjykata e la 59-vjeçarin në arrest me burg, derisa prokuroria të dorëzojë edhe prova shtesë, si kamera e sigurisë në lokalin ku ulej pas vrapit djali nga Kavaja.