Dy burrat e familjes, Zoto në Këlcyrë kanë dhunuar gratë e shtëpisë. At e bir kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzës. Sipas policisë nuk dihet si nisi sherri, por dy meshkujt e familjes Zoto janë bërë bashkë kundër nënës dhe motrës. Situata është vënë në kontroll vetëm pas ndërhyrjes së bluve. L. Zoto, 55 vjeç dhe K. Zoto, 20 vjeç, pas dhunës së ushtruar u arrestuan nga policia. Policia tha se këta dy persona pas një konflikti në familje, babë dhe bir kanë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes (nënës ), M. Z , 40 vjeç. Gjithashtu ka marr dëmtime të lehta dhe e bija (motra) K. Z., 15 vjeç.