Një baba 56-vjeçar është përballur me një ngjarje të pazakontë, kur ka shkuar në shtëpi ka gjetur kasafortën të hapur dhe në të mungoni paratë dhe disa dokumenta. Ai të dyshuar të parë ka të birin, të cilin e ka denoncuar. A.K. thotë se i biri 24 vjeç i ka vjedhur paratë dhe dokumentet që ndodheshin brenda në kasafortë. I ati ka akuza edhe për miqtë e të birit, pasi dyshon se vjedhja është bërë në bashkëpunim me shokët e djalit. Policia ka nisur hetimet duke shpallur në kërkm 24 vjeçarin dhe po kërkon dhe për bashkëpunëtorë të tjerë të mundshëm.