Një klub futbolli në Paraguai, Sporting Club 2 de Mayo ka zënë faqet e para të gazetave sportive për një ngjarje të pazakontë në klubin e tyre.
Bëhet fjalë për një qen i quajtur, Tesapara-s i cili është emëruar si asistentin e ri të trajnerit – pasi ai refuzoi të largohej nga trajnerikur ky i fundit e ushqeu.Trajneri Carlos Jara Saguier, 61 vjeç, e mban qenin miqësor pranë tij gjatë ndeshjeve, dhe ai madje është fotografuar në stërvitje.
“I dhashë njëherë një copë tortë dhe që nga ajo ditë, sa herë që vija në punë ai më përshëndeste. Ai nuk largohej me vrap. Tani ai kërcënon kundërshtarët tanë me një fytyrë agresive.” ka thënë trajneri.