Vajza 'Batman' kështu është quajtur vogëlushja që ka lindur para disa kohësh në SHBA.
'Kur dëgjova të qarat e saj e kuptova që ajo do ishte një vajzë e vecantë. Kur infermieja ma solli vura re shenjën e saj në anën e majtë të fytyrës dhe u shqetësova se mos ishte plagë që unë mund tja kisha
shkaktuar gjatë shtatzanisë. Por mjekët më qetësuan dhe më thënë që vogëlushja Natalie është e shëndetshme dhe shenja që ka në fytë është një shënjë lindje.
Pas kësaj u qetësova dhe nisa ta përqafoja fort dhe më pas më erdhën mendimet se si do reagonin njerëzit kur ta shikonint.
Si do mund të silleshin me atë, dhe në atë moment vendosa që do ta dua dhe më shumë dhe do ti jap siguri dhe besim se ajo është bukur ashtu sic ka lindur' shprehet mamaja e vogëlushes.
Ndër të tjera ajo ka rrëfyer se në momentin që dy fëmijët e saj më të mëdhënj e kanë pyetur për shenjën që ka në fytyr motra e tyre znj. Jackson i është përgjigjur se është shenjë supër heroi./intv.al/