Një situatë e pazakontë ka ndodhur paraditen e sotme, ndërsa kalimtarët kanë parë të shtrirë në mes të autostradës Tiranë-Elbasan një person.
Ai dukej gati-gati si pa ndjenja. Pasi i është afruar dhe e ka prekur, raportuesi thotë për JOQ.al se djali ishte bërë akulli i ftohtë dhe e kishte pulsin shumë të ulët.
I riu nuk kishte dhënë informacion në lidhje me identitetin dhe mënyrën se si kishte përfunduar i shtrirë në rrugë.