Atë që lajmëroi një ditë më parë një grua nga parlamentit teksa protestonte se do vriste vetën, rrezikon ta bëjë sot. Me një thikë në dorë, zonja Sadiku ka hipur në çatinë e shtëpisë së saj në Tiranë dhe kërcënon se do vrasë veten. Sipas saj sot do ta nxjerrin nga shtëpia, pasi përmbaruesit do të zbatojnë vendimin e gjykatës. Zonja thotë se vendim i gjykatës është i padrejtë dhe për këtë ka kërkuar ndihmën e Ministrit të Brendëshëm dhe të atij të Drejtësisë. Policia ka shkruar në shtëpinë e gruas dhe po përpiqet ta bindë për të zbritur nga çatia. 9 anëtarë të tjetër të familjes janë ngujuar brenda saj, mes tyre edhe një fëmijë 4 muajshe.