Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Sarandë. Një 21-vjeçar është arrestuar pasi i ka dhënë një të mituri në Sarandë një qese me kanabis.
Osmen Abazi, banues në Sarandë është arrestuar pasi i ka dhënë drogën fëmijës.
Abazi ishte shpallur në kërkim edhe për një vjedhje magazine në lagjen numër 4 në Sarandë me datë 19 janar 2016.
Vepër penale për të cilën i është caktuar masa e sigurisë "Arrest në burg".