Gjykata e Lartë e Greqisë është duke shqyrtuar një vendim që ka dënuar një zonjë pastrimi me 10 vjet burg për ndryshimin e të dhënave të saj të shkollës fillore.
53-vjeçares, e cila kishte punuar në një çerdhe për 15 vjet, iu gjet se kishte ndryshuar një çertifikatë për të treguar se kishte përfunduar gjashtë vjet të shkollës fillore, kur në fakt ajo kishte bërë vetëm pesë.
Një gjykatë rajonale e dënoi atë me akuza për mashtrimin e publikut.