Që prej ditës së djeshme dhe deri në orët e para të mëngjesit të sotëm ka pasur dhunë dhe rrëmujë në Hong Kong.
Disa persona të maskuar dhe të armatosur me shkopinj druri kanë sulmuar një stacion treni ku për pasojë 45 pasagjerë kanë mbetur të plagosur, një në gjendje të rëndë.
Sipas medieve të huaja Hong Kongu është nën masa të rrepta të sigurisë pasi mijëra persona po protestojnë kundër qeverisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryetares dhe zbatimin e reformave.
Një videon e publikuar në rrjetet sociale duken dhjetëra burra me këmisha të bardha sulmojnë njerëz në një stacion treni në Yuen Long.