Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Shkodrës ku disa qen rrugësh kanë sulmuar një 57 vjeçare teksa ishte duke udhëtuar me biçikletë
57- vjeçarja është dëmtuar rëndë nga rrëzimi, ndërkohë që ka qenë ndërhyrja e banorëve të zonës të cilët kanë trembur qentë e rrugës dhe kanë shmangur tragjedinë, pasi pas rrëzimit nga biçikleta, qentë kanë vazhduar ta sulmonin 57- vjeçare.
E lënduara është dërguar në spitalin e Shkodrës për të marrë ndihmën mjekësore.