INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E pazakontë situata në Kishën e Shna Ndout

E pazakontë situata në Kishën e Shna Ndout

Publikuar më: 08:25 13-06-2018

Mbrëmja e së martës ishte e marta e fundit ku besimtarët katolikë i janë drejtuar Kishës së Shna Ndout. E paimagjinueshme është paraqitur situata mbrëmë në Kishën e Shna Ndout. Dukej sikur e gjithë Shqipëria kishte zbarkuar në Laç, e ku besimtarët i luteshin Zotit për mbarësi dhe shëndet në familjet e tyre.
Karvani i trafikut të automjeteve i ka kaluar disa kilometra e pelegrinët janë përballur me sfidën për t’i realizuar sipas “njëjtit” ritet fetare ndërsa të mbërrijë në brendësi të Kishës ishte mision i pamundur.
Qëndrimi i pelegrinëve të Natës, pra atyre që kanë fjetur tek Kisha në sheshin kryesor, në shkallë, në rrugët hyrëse ka bërë që hyrje daljet të jenë shumë të vështira për t’u kaluar duke krijuar edhe rrezikun e shtyrjeve apo rrëzimit të pelegrinëve.
Por një punë shumë e vështirë për pothuajse 20 ore në këmbë dhe përball kërkesave të drejtuesve për t’u ngjitur tek kisha do të ishte ajo e uniformave blu, të cilët ishin në gatishmëri të plotë për menaxhimin e situatës. Sot festimet vazhdojnë për ditën e Shën Andonit.

Article Logic
Execution time: 0.0035891532897949