Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Vlorë. Një 27-vjeçar ka nxjerrë me dhunë motrën e tij nga ambientet e shkollës së mesme ku mësonte. Për këtë arsye policia bën me dije se ka arrestuar Geri Lushaj, i cili akuzohet se ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj saj. Lushaj rezulton i dënuar edhe më parë për veprën penale të Dhunës në familje.