INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E përfolur për një lidhje me reper-in e famshëm, Beatrix Ramosaj sapo na e KONFIRMOI se si do ta kalojë Shën Valentinin[FOTO]

E përfolur për një lidhje me reper-in e famshëm, Beatrix Ramosaj sapo na e KONFIRMOI se si do ta kalojë Shën Valentinin[FOTO]

Publikuar më: 15:53 13-02-2019

Beatrix Ramosaj dhe reper-i Escobar bënë bujë në shtypin rozë, kur midis tyre përflitej për një lidhje dashurie.

E gjitha mori shkas kur reper-i postoi disa me foto me Beatrix-in nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe kaq u desh që ata t’i bënin të lidhur. 

Escobar menjëherë doli në media duke përgënjeshtruar lajmin, ndërkohë që Beatrix nuk u prononcua kurrë mbi këtë temë.

Por, ajo vazhdonte të provokonte publikun duke mbështetur publikisht projektet më të reja të reper-it dhe gjithçka mbeti ende një enigmë.

Tashmë Beatrix ka reaguar përsëri. Teksa po afron dita e Shën Valentinit, që njihet edhe si e të dashuruarve, këngëtarja ka postuar një artikull në “InstaStory-n” e saj, ku në titull përmbajtja ishte: “Disa arsye përse nuk ju nevojitet një i dashur dhe pse dashuria për veten është më e rëndësishme.”

Ky artikull na lë të kuptojmë se Beatrix-i mesa duket këtë Shën Valentin do e kalojë vetëm, duke hedhur poshtë edhe aludimet për një lidhje me reper-in.

beatrix_insta.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0031239986419678