Enca dhe Noizy janë dy artistët shqiptarë më të kërkuar dhe përfolur në median online dhe rrjetet sociale. Dikur ishin “Mbreteresha dhe Mbreti”, por tashme u ndanë dhe sikush ka ‘mbretërinë e vetë’. U bë kohë që Enca nuk është më pjesë e OTR dhe tashmë po u tregon të gjithëve se është ‘SELFMADE’, pra se po ia del mbanë e vetme.
Një javë më parë Enca dhe Noizy ishin ‘kokë më kokë’ me klikime dhe në YouTube, kjo pasi publikuan klipet në të njëjtën ditë. Enca me “Dua” dhe Noizy ne bashkëpunim me Altin Sulku “Ajshe”. Pak më parë Enca na tregoi se kënga e saj më e re ka arritur mbi 5 milion klikime por në këtë moment të gjithë u bëmë kuriozë: Po Noizy me ‘Ajshe’ sa ka arritur?
Nëse bëjmë një ‘xhiro’ në YouTube shohim se ka mbi 3 milion klikime dhe si duket Enca edhe pse e vetme pa mbështetjen e kolegëve te saj dhe pa bashkëpunëtor ne këtë këngë ka mundur të arrijë ketë sukses./intv.al/