Albert Krasniqi dukej se ishte krahu i djathtë i Getoarit dhe gjithë labelit të ‘Babastars’.
Madje këtë e vërtetoi edhe në konfliktin që ndodhi vitin e kaluar mes dy grupeve rivale, Babastars dhe OTR duke plagosur Noizyn për t’i dalë në mbrojtje Cozman-it. Por si duket kjo nuk e ka penguar që mes tyre të ketë përçarje. Në fillim u përhapën si thashetheme, por edhe veprimet e vetë Albertit e vërtetojnë se ai nuk është më pjesë e Babastars. Madje edhe në një postim të bërë së fundmi, ai i referohet pikërisht atyre. ‘Disa njerëz nuk janë ata që thonë se janë. Ji I kujdesshëm për shoqërinë që zgjedh’ dhe e shoqëron këtë me një foto ku duket një ujk i veshur me lëkurë deleje.
Por sot shihet se Alberti e ka mbyllur Instagramin dhe si duket arsyeja ëshë prishja e marrëdhënies me Babastars. Ndërkohë nga ana e djemve të labelit nuk ka ndonjë reagim veç atij të heqjes së Albertit nga followersat në Instagram. /intv.al/