Ai ishte një ndër konkurentët pretendentë për të fituar Big Brother, por thyerja e rregullave bëri që ai të përjashtohej nga produksioni. Pasi iu komunikua vendimi nga produksioni se kishte shkelur rregullat, duke komunikuar me miqtë jashtë shtëpisë si dhe kishte një vajzë që e priste jashtë, Damiano duket se kërkon të rihyjë sërish në Big Brother.
“Kërkoj të rifutem vetëm 24 orë. Do bëj lojë sa për 3 muaj, pastaj do dal vetë”,- ka shkruar Damiano në Instagram duke e shoqëruar me disa ikona të qeshurash.