Kjo nuk është hera e parë që rrjetet sociale kthehen në makth për disa persona.
Një 26-vjeçare nga Tirana me inicialet G.P ka rënë pre e ngacmimeve të një personi, i cili prej vitesh e shantazhonte me adresa false në facebook.
Seksioni për krimet kompjuterike në Policinë e Tiranës njofton se më datë 22.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.B.
Ai akuzohet për veprat penale parashikuara nga Nenet 186/a e 121/a të Kodit Penal.