Një 65 vjeçar nga Fieri ka gjetur vdekjen pasi u përplas nga një makinë në aksin rrugor Fier – Berat. Sipas të dhënave të uniformave blu, aksidenti është regjistruar në orët e para të mëngjesit, në vendin e quajtur “Kthesa e Patosit”, ndërsa viktima është Kozma Boçova nga fshati Grecalli i Fierit.
Ky i fundit mësohet se është përplasur nga një automjet tip Toyota me targa AA876 OF, ndërsa po kalonte rrugën.
65- vjeçari është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Fierit por nuk ka mundur të mbijetojë, duke ndërruar jetë në spital.
Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit, Bako Telhaj 24 vjeç, banues në Skrapar. Ndërkohë menjëherë në vendngjarje kanë mbëritur uniformat blu, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.