Përplasja me motor i ka kushtuar jetën një gruaje. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku sipas të dhënave të uniformave blu një aksident me pasoja ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme. Burime nga policia e qytetit bregdetar bëjnë me dije se I.S,. 59 vjeç ka ndërruar jetën pasi është përplasur nga një motor.
59-vjeçari ishte duke lëvizur me biçikletë në momentin kur është përplasur nga një motor i cili drejtohej nga A.F., 48 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.15 të qytetit bregdetar. Në komisariat është shoqëruar drejtuesi i motorit, ndërsa policia vijon hetimet për ngjarjen.