INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E përzunë nga Big Brother, Damiano rrëfen “të gjitha të vërtetat”

E përzunë nga Big Brother, Damiano rrëfen “të gjitha të vërtetat”

Publikuar më: 10:50 07-05-2017

Damiano është larguar mbrëmë nga produksioni i Big Brother për shkak të thyerjes së rregullave.

Një vajzë doli dhe tha se ishte e dashura e tij dhe se Damiano e kishte mashtruar duke i thënë se në shtëpi do futej “single” ndërsa u zbuluan edhe sms që Damiano shkëmbente me Veselin ku ky i fundit i jepte udhëzime për mënyrën se si duhej të vazhdonte lojën, si qarkullonte një video e cila ngriti shumë dyshime.

Për të gjitha këto, Damiano ka reaguar në një status në facebook.

STATUSI I PLOTË:

 Pershendetje te gjithve.

" Azdren Tirona " le ta nisim direkt me vjedhjen e fb tim. Une quhem Damiano Agalliu.

Kam detyrim te sqaroj te gjithe publikum qe me ka mbeshtet.

Athere e nisim qe nga video e Drilonit e para. Une si Damiano e shikoj shume te arsyshme qe miqte e mi te ngusht te ndaj cdo gje. Dhe ajo video eshte bere per shaka para se une te futesha. Ashtu sic do banor ka treguar familjarve dhe miqve qe do jene konkurrent ne bb9. Kjo eshte miqesi me dashuri qe te ndash cdo te mire dhe te keqe bashk.

Sa per vajzen ne video une kisha ardh per bb9 dhe normlisht si cdo i ri dilja ne club , kafe etj etj. Dhe sigurisht njoha vajza dhe kalonim momente bashk. Por une si Damiano asnjihere nuk kam dhene nje vajze fjalen dhe te futesha ne bb9. Pse vajza jo me fytyr te zbuluar ? Ptivatesia e saj ? Por nese une e marr ate vajze dhe kerkojm nje ballafaqim ? Ajo dhe une live te shtunen dhe te dalin kartat hapur , pa bere cut videove. Pa i prer dhe te dalin si duan ? A mundet dikush te ma siguroj kete gje , ne ket vend qe pretendohet i drejt ?

Sa per izolimin une kam fol me nje mikun tim ne sms. Por lind pyetja , ku e gjeta telefonin nga shtepia direkt ne hotel ? Gabova ketu. Dhe mbaj pergjegjesi per kete gabim. Produksioni veproj drejt tek kjo pik e fundit.

Kerkoj falje vetem dhe vetem per te gjithe mbeshtetsit e mi. Ju lutem me falni por une kam gabuar vetem aty ku kam fol me mikun tim. Aty ka pas vajza qe kan qene me te dashur nga 2 vjet e ca dhe prap ishin ne loje. Jam krenar per aq sa dhash, kultur dhe nje respekt ndaj gjinis femerore.

Mbas cdo gjeje le te mbizoteroj dashuria. Dashuri falni ju lutem sa me shume.

Te fitoj me i miri aty.

Musaaaaaaa qendro ashtu sic jeeeeeeee. Lupce jeni cifti me popullor, me hallet dhe lumturit tuaja, po tregoni qart qe dashuria mbizoteron mbi cdo gje.

Sa per Valerin , te mungon dicka. Te mungon dashuria, dhe smira te ka mbyt dhe po nxjerr vrer. Gjithesisi une te falenderoj qe merresh me mua. Kjo ka rendesi qe jam epiqendra jote.

Fal dashuri te lutem, pershtatu profesionit Valer.

Ju perqafoj te gjithve, ju dua fort.

Bb9 me i miri nga te gjithe.

Article Logic
Execution time: 0.0020229816436768