INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘E pësoi makina jote me naftën’, Rama-komentuesit: Nuk di t’i jap

‘E pësoi makina jote me naftën’, Rama-komentuesit: Nuk di t’i jap

Publikuar më: 08:26 14-08-2019

TIRANE

Aksioni i qeverisë kundër informalititetit në sektorin e hidrokarbureve është bërë objekt debati edhe në faqen e ‘Facebook’-ut të kryeministrit Edi Rama.
Në një video që ka postuar kryeministri nga aksioni i fundit, një komentues e ‘ngacmon’ Ramën, se e gjithë kjo nismë ka nisur pasi i pari i qeverisë e ka pësuar me karburantin e makinës së tij.

Kaq ka mjaftuar që Rama t’i përgjigjet, duke i kujtuar qytetarit që ai nuk di t’i japë makinës. Mandej ai shton se tashmë është vendosur që t’i jepet më shumë gaz makinës së shtetit.

Komentuesi: Me duket se makina jote e ka pesuar kesaj rradhe se ska mundesi se po merr kete nisme. Gjithsesi shpresoj ti kontrollosh te gjithe pa dallime.

Rama: Une s’di t’i jap makines keshtu qe nuk e ndjej ca peson makina?Po kjo nuk eshte nje perpjekje qe po fillon tani, megjithese njeriu harron shpejt dhe shumekush e ka harruar ca katrahure totale ka qene ky vend ca vite perpara! Tani thjesht po i japim me shume gaz ne kete drejtim makines se shtetit. Do thuash ti po pse tani e jo perpara me kaq gaz? Sepse nuk behen dot te gjitha menjehere vella. Perqaf

rama.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036978721618652