Disa ditë pas dasmës madhështore Marina i është rikthyer punës.
Teksa ajo zbret nga makina e saj në ambientet e Tv Klan, kapet "mat" nga gazetari i "Jo vetëm modë", i cili i kërkon detaje për emisionin e ri që e bëri të lërë Top-Channel.
“Lajme kanë dalë plot por unë s’do të them asgjë deri në momentin që ne do të shfaqemi në ekran, nuk do të them absolut asgjë. Por, ty po të them ekskluzivisht që do të jetë një spektakël muzikor me përmasa të mëdha. Është ndryshim i fortë nga sporti tek muzika, edhe Geti ka ndikuar, të gjithë bashkë kanë bërë që unë të dal ndryshe”, është shprehur Marina
E në lidhje me largimin nga Top-channel Marina e kufizon si një largim për arsye profesionale dhe jo personale.