Vransirat dhe rreshjet e shiut këtë muaj na kanë mërzitur shumë. Dhe ditën e sotme moti do të jetë i paqëndrueshëm. Duket se në orët e para të ditës moti do të marrë kthesë dhe do të jetë i ngrohtë dhe me diell, por kjo do të zgjasë shumë pak. Më pas do të shtohen vranësirat gjatë mesditës dhe pasdites, duke gjeneruar edhe reshje shiu.
Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, raporton se temperatura maksimale do të shënohet në vendet e ulëta me 24 gradë celsius, ndërsa minimalja me 11 gradë.
RESHJET
Sot priten reshje të dobëta, përveç qarqeve Shkodër dhe Kukës, ku do të jenë mesatare deri lokalisht intensive, kryesisht në zonat malore.
Ekziston mundësia që në zona të kufizuara reshjet të jenë në formë shtrëngate, me rrufe dhe breshër, më të mundshme në zonat malore dhe ato pranë tyre në Veri dhe Qendër.
TEMPERATURAT
Sot temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
-në bregdet: 17 / 23 °C
-në vendet e ulëta: 16 / 24 °C
-në vendet malore: 11 / 20 °C
ERA
Sot era do të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet dhe në qarkun Korçë në mesditë deri e fortë.