Blerim Destani është një ndër aktorët më të talentuar me origjinë shqiptare, fama e tij nuk është vetëm brenda territorit shqiptar, por edhë në arenën ndërkombëtare.
Ai ka luajtur në filma shumë të njohur ku më i famshmi është roli i tij në "Dossier K".
Blerim është shumë aktiv në rrjete sociale, sidomos në Instagram ku poston çdo ditë foto e video.
Së fundmi ai ka zgjedhur të relaksohet në një ambient me pishinë e sauna dhe nga atje ka postuar disa video ku shihet duke filmuar ambientin e më pas veten.
Blerimi shihet i zhveshur në pjesën e sipërme ndërsa pjesët intime i ka mbuluar me peshqir.
Por mesa duket aktori është bërë pishman dhe pak më vonë e ka fshirë videon e cila nuk ndodhet më në Instastoryn e tij.