Prej ditësh në rrjet është përfolur se Loredana dhe Mozzik janë ribashkuar dhe shkak janë bërë fotot në rrjete sociale ku shfaqeshin herë veshur me të njëjtin jelek jeshil e një herë tjetër me të njëjtat çizme.
Së fundmi ata publikuan edhe foto të së njëjtës çantë dhe të së njëjtës valixhe. Mirëpo si qëndron e vërteta?
Nuk dihet ende edhe pse Mozzik thotë se është single, fotoja që sapo publikoi na bëri sërish “lëmsh”.
Ai ka postuar një foto ku pas tij qëndron Loredana, ish-partnerja e tij dhe ne nuk dimë ç’të mendojmë më parë:
Mos po realizojnë ndonjë projekt? Apo janë bashkë?! Apo është foto e vjetër?