Kohëve të fundit dyshimet rreth një shtatzënie të mundshme të Xhensila Myrtezajt sa vinin edhe shtoheshin.
Postimet e kujdesshme të këngëtares duke shmangur reklamimet e barkut të rrumbullakosur në foto e kanë bërë edhe më të besueshëm mendimin se mos ndoshta ajo pret një fëmijë.
Ditën e djeshme kureshtja mori fund ku, si aktori Bes Kallaku ashtu edhe Xhensila e pranuan publikisht se do të bëhen prindër.
Me një ndjesi të tillë sublime si ajo e pritjes së një bebi që të vijë në jetë, Besi ka postuar një foto në Instagram ku shfaqet mëse i lumtur krah Xhensilës duke e mbajtur dorën tek barku i bashkëshortes.
“Jetë që sjell jetë”, shkruan aktori në postimin e tij në Instagram.
Urojmë veç të mira për çiftin dhe shpresojmë që të kenë një beb të bukur dhe të shëndetshëm.