INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E pranojnë dhe shkencëtarët që shkolla të bënë njeri më të mirë

E pranojnë dhe shkencëtarët që shkolla të bënë njeri më të mirë

Publikuar më: 13:24 13-03-2018

Shkollimi shihet si një nga mënyrat më të sigurta për një punë dhe jete më të mirë.
Mirëpo jo vetëm kaq shkollimi të bënë dhe një njëri më të mirë, raporton një studim i fundit nga universiteti i Oxford dhe Universiteti i Monash.
Studiuesit morën në hulumtim 575 adoleshent gjatë 8 viteve të jetës së tyre, dhe rezultoi se personat që vazhdonin universitetin ishin më bashkëpunues më social dhe më të lumtur në krahasim me ata që fillonin direkt punë.
Kjo sipas ekspertëve ndodhe se në shkollë të lartë studentët takohen me qindra njerëz të rinj, njihen me njerëz me botëkuptim të ndryshëm nga i tyri dhe kjo i bënë ata që çdo ditë të fitojnë një dije dhe eksperiencë më shumë.
Gjatë shkollës së lartë studentet bëhen pjesë dhe e klubeve të ndryshme universitare, çka i ndihmon që paralelisht me shkollën të zhvillojnë dhe hobe të reja.
Studiuesit shpjegojnë se periudha që kalon një adoleshent në universitet është periudhë vendimtare në jetën e tij pasi në këtë moshë rritet dhe në të njëjtën kohë merr një profesion dhe zhvillon një karakter më të mirë në krahasim me adoleshentet që nuk vazhdojnë universitetin.
Përveç kësaj, arsimi universitar ndihmon psikologjikisht adoleshentët që të kenë pritshmëri më të larta për jetën dhe të ardhmen.

Article Logic
Execution time: 0.0035851001739502