INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E preferoni oktapodin në ushqimin tuaj? Ndoshta nuk e dini se një nga tentakulat është organi gjenital

E preferoni oktapodin në ushqimin tuaj? Ndoshta nuk e dini se një nga tentakulat është organi gjenital

Publikuar më: 13:20 29-01-2019

Leksion shkence gjatë programit “Masterchef” në Itali.

Gjatë episodit të shkuar të programit, që në qendër siç mund ta dini ka kulinarinë, kuzhinieri i njohur Bruno Barbieri ka ndarë me pjesmarrësit në show, një detaj që ndoshta jo të gjithë e keni për oktapodin.

“Keni ngrënë ndonjëherë oktapod mashkull?”- i është drejtuar Barbieri kolegëve të tij-“E dinit ju që një nga tentakulat e oktapodit mashkull është penisi i tij?”.

Në fakt kuzhinierët e tjerë e dinin këtë fakt dhe mesa duket Barbieri ishte i vetmi që e kishte mësuar së fundmi këtë informacion.

“E dini që oktapodët meshkuj të cilët e kanë atë tentakulën më të shurtër se të tjerët, rrezikojnë jetën?” ka pyetur sërish kuzhinieri dhe ndërsa kjo fjali shkaktoi të qeshura në sallë, ai vazhdoi

“Për shkak të tentakulës së shkurtër, ai nuk arrin të mbajë distancën e duhur me oktapodin femër gjatë çiftëzimit, kështu që kjo e fundit arrin ta tërheqë për ta pasur më afër, por e shtyp, e vret dhe mund ta hajë.”

E ndërsa ky shpjegim mund t’ju duket shumë i çuditshëm në fakt kjo është e vërtetë shkencërisht.

Çiftëzimi mes oktapodëve ndodh vërtetë në këtë mënyrë, tentakula e mashkullit që përmban spermatozoidët zgjatet drejt femrës, në organin e saj seksual.

Por ky organ tek femra mund të shkojë deri në 10 cm, ndërkohë që tentakula e mashkullit nuk i kalon 2 cm.

Kjo çon në atë që përmendëm më lart, pra që femrat e tërheq drejt vetes mashkullin për shkak të organit të tij të shkurtër dhe mund ta vrasë.

Madje kanibalizmi pas aktit të riprodhimit nuk është habi, pasi në një numër të konsiderueshëm rastesh femrar e një specie mund të hajnë partnerin mashkull.

Kështu që herën tjetër që do të konsumonin oktapod, mbajeni këtë histori në mendje, ndoshta mund ta tregoni si kuriozitet në tavolinë mes miqsh.

Article Logic
Execution time: 0.0039260387420654