Muzika është pjesë e pandarë e përditshmërisë tonë. Tani që pjesa më e madhe e klubeve, artistët kanë patur mundësinë të performojnë pranë fansave të tyre të shumtë, madje ju kanë dhuruar dhe hite të bukura.
Vetëm javën e fundit, emra të njohur të muzikës në vend si Mozzik, Dafina, Noizy, Mc Kresha, Xhensila, Majk, Geasy, Ylli Limani, Fifi e shumë të tjerë kanë publikuar këngë të reja të cilat janë pritur mjaft mirë nga publiku.
Por cila është kënga që po dëgjohet më së shumti nga shqiptarët?
Bëhet fjalë për projektin më të fundit të Ylli Limanit nën titullin “Lshoja zonin”. Në vend të dytë pozicionohet Fifi me këngën “Diell” të cilën e përgatiti teksa ishte pjesë e Big Brother dhe podiumi plotësohet nga Alban Ramosaj me “Theje”.