Vera e nxehtë kalohet më mirë me muzikë të bukur. Gjatë javëve të fundit, artistët e njohur shqiptarë kanë publikuar këngë e bashkëpunime të ndryshme, të cilat po na shoqërojnë gjatë aktivitetit tonë të përditshëm.
Me një kërkim të vogël në Youtube vumë re se cila prej tyre po dëgjohet më së shumti.
Bëhet fjalë për bashkëpunimit e fundit të Taynës me Marin nën titullin “Omega”, këngë e cila në pak ditë ka më shumë se 3 milionë dëgjime.
Në vend të dytë është projekti i fundit i Semit dhe Ron nën titullin “All your lovin”, ndërsa podiumi plotësohet nga “Aventura” e Noizy dhe Ardian Bujupi.