INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E preferuara juaj? Ja cila është kënga që po dëgjohet më së shumti nga shqiptarët!

E preferuara juaj? Ja cila është kënga që po dëgjohet më së shumti nga shqiptarët!

Publikuar më: 14:36 01-05-2022

Muzika është pjesë e pandarë e përditshmërisë tonë, pasi na shoqëron në çdo ambient të mundshëm, si në klube, makinë, shtëpi dhe loKale të ndryshme. Tani që pjesa më e madhe e klubeve të natës janë të hapura, artistët kanë patur mundësinë të performojnë pranë fansave të tyre të shumtë, madje ju kanë dhuruar dhe hite të bukura.

Emra të njohur të muzikës në vend si, Elvana, Dafina, Noizy, Mc Kresha, Majk, Don Xhoni kanë publikuar këngë të reja të cilat janë pritur mjaft mirë nga publiku.

Por cila është kënga që po dëgjohet më së shumti nga shqiptarët?

Bëhet fjalë për bashkëpunimin e Gent Fatali dhe Fifi nën titullin “Pikturë”, këngë e cila në dy ditë ka marrë mbi 1.8 milionë klikime.

Në vend të dytë është një tjetër bashkëpunim, Noizy dhe Altin Sulku me projektin “Lozonjare”, ndërsa podiumi plotësohet nga kënga e re e Xhensila Myrtezaj “Ale Ale”.

sfaga.png

Article Logic
Execution time: 0.003727912902832