Muzika është pjesë e pandarë e përditshmërisë tonë, pasi na shoqëron në çdo ambient të mundshëm, si në klube, makinë, shtëpi dhe loKale të ndryshme. Tani që pjesa më e madhe e klubeve të natës janë të hapura, artistët kanë patur mundësinë të performojnë pranë fansave të tyre të shumtë, madje ju kanë dhuruar dhe hite të bukura.
Emra të njohur të muzikës në vend si, Mozzik, Azet, Dhurata Dora, Elvana, Dafina etj, kanë publikuar këngë të reja të cilat janë pritur mjaft mirë nga publiku.
Por cila është kënga që po dëgjohet më së shumti nga shqiptarët?
S’ka dyshime fare, kënga që i ka fiksuar shqiptarët është projekti më i ri i Mozzik i dedikuar vajzës së tij “Hana” nën titullin “Të Dua”, këngë e cila në 4 ditë ka mbi 4 milionë klikime.
Në vend të dytë është bashkëpunimi i suksesshëm i Finem dhe Melinda nën titullin “Milano”, ndërsa podiumi plotësohet nga Bardhi “Zhytem x prap”.