INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E preferuara juaj?! Ju tregojmë 5 këngët SHQIPTARE më të dëgjuara të VERËS 2021, FRONI mbahet nga…

E preferuara juaj?! Ju tregojmë 5 këngët SHQIPTARE më të dëgjuara të VERËS 2021, FRONI mbahet nga…

Publikuar më: 13:31 01-09-2021

E keni parasysh shprehjen “çështje shijesh”? Epo, kështu është edhe muzika, dëgjon ato këngë që të pëlqejnë, qofshin ato këngë cilësore apo jo.

Për shkak të pandemisë, viti që lamë duhet të ketë pezulluar shumë projekte, këngë e koncerte. Me më pak mundësi për të performuar nëpër koncerte masive, që në një farë mënyre janë një formë promovimi projektesh, vera 2020 ishte e vakët me prurje të shumta muzikore.

Mirëpo lehtësimi i masave dhe të qenit një hap para drejt normalitetit, krijoi terrenin e sigurt që shumë këngëtarë të rikthehen jo vetëm me një, por me disa projekte muzikore.

Gjatë verës 2021 artistët shqiptarë kanë publikuar disa këngë si solo ashtu edhe bashkëpunime, të cilat janë dëgjuar shumë si në vendin tonë ashtu edhe në shtete të tjera ku janë kthyer në trend.

Bëhet fjalë vetëm për këngët që janë publikuar gjatë 3 muajve të verës, pavarësisht se njëra mund të jetë lançuar në fillim të verës, e tjetrat gjatë muajit korrik.

Ja rënditja e 5 këngëve më të dëgjuara:

1-BUTRINT IMERI x KIDA x LEDRI VULA – DALE: 46 milionë klikime

 

2-CRICKET x MUMA x DAFINA ZEQIRI - PA TY (Remix): 29 milionë klikime

3-Dhurata Dora ft. Noizy - Mi Amor (Official Video): 28 milionë klikime

4-Bruno ft. Flori Mumajesi & Klajdi Haruni – NINA: 19 milionë klikime

5-Kidda X Capital T – Magji 16 milionë klikime

Article Logic
Execution time: 0.0038440227508545