Sikurse çdo fundjavë, edhe këtë herë do ju tregojmë se cila ka qenë kënga më e dëgjuar nga shqiptarët gjatë javës së fundit. Ndërkohë që vera po afron, artistët shqiptarë kanë publikuar disa këngë që janë pëlqyer shumë nga dëgjuesit dhe me një kërkim të vogël në Youtube vumë re se cila prej tyre po dëgjohet më së shumti.
Edhe pse emrat më të njohur në vend kanë publikuar këngë shumë të bukura verore, projekti që po dëgjohet më shumë nga shqiptarët është bashkëpunimi i Dhurata Dorës dhe Maitre Gims, nën titullin “Only You”.
Kënga ka një javë që është publikuar dhe është dëgjuar mbi 12 milionë herë, ndërsa numri 2 në trending është bashkëpunimi i Noizyt dhe Elgit Dodës “Ti Ti”.
Podiumi plotësohet nga projekti i suksesshëm “Ti harro”, i Tayna dhe Azet.