Jo rrallë herë ka ndodhur që shumë artistë të njohur të vihen përballë pyetjes se kë kanë artis të preferuar dhe kë nuk pëlqejnë. E njëjta gjë i ka ndodhur Stresit mbrëmjen e kaluar teksa ishte i ftuar në “Shiko Kush LUAN”, emisionin që moderohet nga Luana Vjollca.
Siç e ka zakoni në fund të puntatës është sfida e shumëpritur “Ndaje ose tortën”. Dedikuar Stresit në këtë lojë ishte një kërkesë për të renditur 3 repere nga më e mira tek më e keqja. Me shumë sportivitet Stresi zgjodhi të përgjigjej e të jepte mendimin e tij, pa “ngrënë” tortën në fytyrë. Për emrat e parapërcaktuar Stresi u përgjigj duke renditur Tayna-n si më të talentuarën, e dyta Melinda Ademi dhe më “e keqja” apo më pak e talentuara sipas tij mes vajzave është Rina.