Është bërë pothuajse si “minirubrikë” në inlife.al që zakonisht fundjavave ju tregojmë se cila ka qenë kënga më e dëgjuar nga shqiptarët dhe këtë detaj do ua tregojmë edhe sot. Javët e fundit janë publikuar disa këngë që janë pëlqyer shumë nga dëgjuesit shqiptarë dhe me një kërkim të vogël në Youtube vumë re se cila prej tyre po dëgjohet më së shumti.
Bëhet fjalë për projektin më të fundit të Don Xhonit, nën titullin “Maffia”, e cila është trending numër 1 në Shqipëri.
Kënga u prit shumë mirë nga ana e fansave të tij, për 24 orë arriti 1 milion klikime në YouTube, sukses që e gëzoi reperin.
Në vend të dytë pozicionohet MatoLale me “Audi”, ndërsa podiumin e plotëson 2TON me “Ftyra jote”.