Aktorja e njohur turke Hande Erçel ka arritur famën e saj më të madhe falë roleve të saj në seriale. Hande u bë e njohur me serialin “Dashuria nuk njeh fjalë”, në rolin e “Hajatit” ndërsa tani ajo po luan në “Trokit në derën time” që ka patur shumë sukses.
Së fundmi mediat turke bëjnë të ditur se Hande është renditur e para mes aktorëve turk në sajtin e dedikuar filmave dhe serialeve. Ajo ka arritur të jetë në krye të listës mes aktorëve nga e mbarë bota dhe fama e saj është gjithmonë e më shumë në ngjitje.