Vera e nxehtë kalohet më mirë me muzikë të bukur. Gjatë ditëve dhe javëve të fundit, artistët e njohur shqiptarë kanë publikuar këngë e bashkëpunime të ndryshme, të cilat po na shoqërojnë gjatë aktivitetit tonë të përditshëm.
Me një kërkim të vogël në Youtube vumë re se cila prej tyre po dëgjohet më së shumti. Pas disa javëve në fron, “Dale” ka dalë jashtë “TOP 5”, ndërsa kënga më e dëgjuar nga shqiptarët momentalisht është bashkëpunimi i fundit i Noizyt dhe Dhurata Dorës.jTrending numër 1 “Mi Amor” është këngë tipike verore dhe padiskutim një ndër hitet e kësaj vere, këngë e cila do na shoqërojë për muaj të tërë.
Në vend të dytë si trending është “E di x Marre”, bashkëpunimi i Elvanës me Ylli Limanin dhe podiumi plotësohet nga hiti “Nëse Don” i Mozzik dhe Loredanës.