INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E premtja e ‘Fast and Furious’ policia pezullon 21 patenta

E premtja e ‘Fast and Furious’ policia pezullon 21 patenta

Publikuar më: 10:09 10-02-2018

Policia rrugore e Tiranës ka vijuar edhe mbrëmjen e djeshme aksioni në disa akse të kryeqytetit për të matur shpejtësinë me të cilën lëvizin mjetet dhe ndërshkimin e atyre personave që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara, dy apo tre herë më shumë se limiti i lejuar
“191 km/ore.

E patolerueshme. 21 Leje Drejtimi jane terhequr per t’u pezulluar nga OASH per shpejtesi tej limiteve te lejuara, qe varionin nga 167 km/ore e deri ne 211 km/ore.

Policia Rrugore e Tiranës, është e orientuar qartë , në përmbushje të objektivit parësor, rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë dhe jo atë të sasisë së masave administrative.

Sa duhet të jetë shpejtësia e lëvizjes së mjeteve në rrugë?

Drejtuesi i mjetit duhet të rregullojë shpejtësinë e mjetit në mënyrë që të mënjanojë çdo rrezik për sigurinë e tij, të këmbësorëve dhe mallrave, dhe çdo çrregullim tjetër të mundshëm në trafik.

Shpejtësia duhet të jetë në përputhje me karakteristikat, gjendjen, ngarkesën e mjetit, si dhe karakteristikat dhe gjendjen e rrugës, trafikun, etj.

Gjendja teknike e mjetit duhet të jetë e tillë që të përballojë të gjitha manovrat e nevojshme në kushte të sigurta.

Për të siguruar qarkullimin dhe mbrojtur jetën e përdoruesve të rrugës, shpejtësia nuk duhet të kalojë limitet e mëposhtme:
• 110 km/orë për autostradat;
• 90 km/orë për rrugët interurbane kryesore;
• 80 km/orë për rrugët interurbane dytësore e rrugët lokale interurbane;
• 40 km/orë për rrugët në qendrat e banuara.
• Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, se vetëm kështu mund të udhëtosh i sigurt”, sqaron policia në një deklaratë të shpërndarë për mediat.

Article Logic
Execution time: 0.0037460327148438