E premtja parashikohet të jetë një ditë me mot të ngrohtë. Që në orët e para të mëngjesit vendi do të dominohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta, të cilat do të jenë prezente në pjesën më të madhe të territorit. Pasditja do të sjellë shtim të vranësirave fillimisht në ultësirën perëndimore. Sipas Meteoalb, vranësirat do të zhvendosen drejt zonave lindore, ku priten shira të izoluar.
Era do të fryjë me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi jugor-jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.
Gjatë mëngjesit të sotëm temperaturat e ajrit pritet të rriten, ndërsa në mesditë do të luhaten vlerat ekstreme ditore nga 10 gradë celcius deri mbi 30 gradë Celsius, duke e kthyer “të premten e zezë në të zjarrtë”.