E premtja e zezë njihet si data kur dyqanet bëjnë “namin” me uljet e çmimeve.
Së fundmi kjo ka ndodhur në Britaninë e Madhe dhe Amerikë ku dyqanet kanë hapur një “sfidë” ndërjmet tyre se kush i ulë më shumë çmimet me rastin e festës së “Të premtes së zezë”.
Ky parashikohet që të jetë viti me uljet më të mëdha të ndodhura ndonjëherë, por edhe viti i shpenzimeve më të mëdha.
Vetëm në Britani, parashikimet janë që në katër ditë të shpenzohen rreth 8 miliardë paundë, një shifër më e lartë se ajo e vitit të kaluar. Ndërsa në SHBA kjo shifër pritet të shkojë në 20 miliardë dollarë.
Uljet janë të mëdha, sidomos në sektorët e rrobave dhe materialeve elektrike, ku variojnë nga 30 deri në 70 për qind.
Analistët e interpretojnë këtë si frikë të dyqaneve nga konkurenca e platformave online, veçanërisht Amazon.
Shikoni se çfarë bëjnë njerëzit për të blerë…