Dasma e Xhensilës dhe Besit ishte më e përfolura e momentit.
E kuruar me mjaft kujdes deri në detaje, nga ambienti i zbukuruar deri tek kënga surprizë e Xhensilës dedikuar Besit. Ashtu si vetë dasma, edhe kënga “Ti e ke çelësin e zemrës” mori vëmëndje maksimale ndaj edhe u publikua në Youtube. Kënga ishte e shoqëruar me video të cilat ishin realizuar gjatë setit fotografik të çiftit për dasmë dhe që ishin personale të tyre, jo për publikim.
Me siguri Xhensilën e ka shqetësuar ky fakt, ku nuk janë respektuar të drejtat autoriale, ndaj edhe sot kënga është zhdukur nga Youtube. Megjithatë ajo do të publikohet sërish në kanalin personal të këngëtares në Youtube.