Një vit më parë, Mariah Carey pushoi nga puna ish-dadon e saj. Tashmë kjo e fundit ka ngritur një padi kundra këngëtares, pasi pretendon se po vuan nga shqetësime emocionale pikërisht pasi ajo e pushoi nga puna. Dado, e quajtur Maria Burgues, duke shtuar se Carey nuk e ka paguar dhe në shumë raste është trajtuar keq nga anëtarë të tjerë të ekipit të këngëtares.
Sipas Variety, Burgues po kërkon dëmshpërblim për “shqetësimin e rëndë emocional”. Dado gjithashtu pretendoi se ajo nuk merrte deklarata të pagës dhe nuk ishte paguar atë që i detyrohej në kohën e pushimit nga puna.