Graciano Tagani bëri bujë në media me deklaraten e tij për Albi Nakon se si e kishte pushuar nga puna në një mënyrë jo të duhur, pa marrë të paktën një sqarim të vetëm.
I ftuar në emisionin “Thumb” ai tha se u pushua vetëm me një mesazh dhe nuk dha asnjë arsye tjetër. Por së fundi po përflitet se shkak i kësaj ka qenë deklarata e Gracianos në emisionin e Luanës.
Gjatë një loje në “Shiko kush luan”, balerinit i duhej t’i përgjigjej pyetjes se nëse do t’I propozohej, a do të linte skuadrën e baletit të Albi Nakos për trupën e baletit të Top Channel. Graciano u përgjigj: “Patjetër, me kënaqësinë më të madhe. Do ta lija Albin, sepse trupa e baletit të Top Channel është më e mira”.
Kjo deklaratë duket se i solli dhe pushimin nga puna balerinit i cili tha asokohe: “Një njeri i madh si Albi mund të pushojë nga puna vetëm nga ËhatsApp-i me një mesazh. Unë Albin nuk e kam pasur vetëm koreograf, e kam pasur mik dhe minimalisht nga një mik e pret që të të japë një sqarim të paktën.”
Mirëpo, siç duket sherri i tyre ka marr fund pasi së fundmi Albi ka publikuar disa video nga "Alba Festival" në Zvicër ku shihet se Graciano është së bashku me të në trupën e baletit të këngëtares Elvana Gjata.
Ai ka publikuar disa video ku shihet duke qeshur me Gracianon ndërkohë që ky i fundit e thërret edhe maestro.