Në momentin që vendos të bëhesh i famshëm, duhet të marrësh përsipër edhe anët negative të të qënurit i tillë.
Ka persona pranë vipave që dinë gjithçka rreth tyre dhe ndodh që kjo të jetë edhe pika ku ata i godasin këta të fundit si shenjë hakmarrje pasi iu prishen marrëdhëniet. Njëri ndër ta është edhe truproja e Kanye West i cili ka rrëfyer gjëra të pakëndshme rreth tij për “the Sun”.
“Jam kujdesur një herë për të bijën e tij dhe kam kuptuar se ishte më e lehtë të kujdesesha për të sesa për të atin. Kam punuar me dhjetëra yje dhe diva, por ai është komplet ndryshe. Kayne West është 10 herë më i keq se ç’duket në media”, – ka thënë ish-polici.
Por rrëfimi i tij nuk mbaron me kaq. Ai gjithashtu ka shtuar: “Ne u drejtuam për në studion e tij një ditë dhe ndaluam në ashensor. Ai qëndroi për disa minuta aty, me krahë të kryqëzuar dhe pyeti: “Nuk po e shtyp butonin?” Ai madje u inatos aq keq një ditë vetëm se unë isha shfaqur në një foto të tij të shkrepur nga paparacët”. Stanulis u pushua nga puna natën e “MetGala”-s pasi kishte ndenjur pak minuta në korridor me të shoqen e reperit West, Kim Kardashian. “Ai është njeriu më i ulët që kam takuar ndonjëherë”, – e ka mbyllur deklaratën e tij ish-polici.